Una Voce Per San Marino konfirmon pjesmarrjen e Besës në festival
Ndryshe nga vendet e tjera konkuruese në Eurovision, San Marino ka një praktikë tjetër pranimi. Ky shtet i lejon çdo artisti të huaj të konkuroj dhe prezantoj San Marinon në Festivalin Europian të Këngës. Kjo ka bërë që shumë artistë ndërkombëtar të marrin pjesë në festivalin zyrtar përzgjedhës “Una Voce Per San Marino”, i cili zhvillohet në tetë faza pranimi dhe skualifikimi. Janë gjashtë faza ku pranohen dhe seleksionohen këngët konkuruese (26 shtator deri në 25 janar). Një fazë gjysëm finale (17-21 shkurt) dhe faza finale më 22 shkurt, 2025. Artistë nga mbarë bota marrin pjesë në edicionin e këtij viti, midis tyre dhe përfaqsuesja e këtij viti e Shqipërisë në Eurovision, Besa. Këngëtarja e ka bërë të ditur këtë lajm dje, ndërkohë që pjesmarrja e saj është konfirmuar dhe nga organizatorët e festivalit. Besa është pjesë e seleksionimit në fazën 1-14 nëntor. Në edicionin e këtij viti konkurojnë në fazat paraprake mbi 200 artistë nga mbarë bota, duke filluar nga Amerika, Nigeria, Ekuadori, Suedia e Rusia etj, duke e shndërruar “Una Voce er San Marino” në një festival ndërkombëtar.
Post a Comment