2025 viti LIVE
Nëse në 2024 shumë këngëtarë filluan të prezantonin interpretimet e tyre live, në 2025 duket se ky do të jetë trendi kryesor. Pas suksesit komercial, shumë prej artistëve kanë vendosur të tregojnë, se ndryshe nga ç’komentohet rëndomazi, dinë të këndojnë shumë mirë live. Ka gjithmonë një tendencë nënzhvlersimi kur komentohen artistët vendas në lidhje me interpretimet e tyre, pa kuptuar që në interpretimet live ndikojnë një sërë faktorësh e një prej më kryesorëve është ana teknike. Fonia, akustika e sallës, instrumentët, orkestra etj, janë elementë të cilët nëse nuk vihen në funksion siç duhet, mund të nxjerrin dhe vokalistin më të mirë si një stonues të mrekullueshëm. Ndaj dhe shumë artistë ngurrojnë në këtë aspekt. Jo se është e parealizueshme, por duhet vepruar me shumë kujdes, sepse janë momente që mund të njollosin karrierën e një artisti. Këtë mund ta keni vënë re mjaft mirë dhe në koncerte të ndryshme që zhvillohen në vend, ku këngëtarët duken qartë që kanë probleme teknike dhe të japin përshtypjen sikur bërtasin në vend të këndojnë. Kjo, sepse ana teknike është aq problematike sa ata nuk arrijnë të dëgjojnë zërin e tyre duke kënduar në skenë etj, etj. Nryshe nga muzika popullore, muzika moderne ka një sërë efektesh e instrumentesh të cilat kërkojnë një investim kolosal për të sjellë një performancë të saktë live. Kjo ka bërë që së fundmi të vërejmë një sërë artistësh të sjellin para publikut versionet akustike, jo vetëm për tu prezantuar në një formë tjetër tek publiku, por dhe për të riprovuar e mbrojtur talentin e tyre. Diçka që do vazhdojmë ta shikojmë përherë e më shpesh përgjatë 2025.
Post a Comment