Ava Max lut fansat mos ti publikojnë këngët ilegalisht
Ava Max ka që vitin e shkuar duke u përgatitur për albumin e saj të tretë i cili ende nuk ka një datë të caktuar publikimi. Ndoshta një arsye e fortë për këtë, është fakti që këngëtares shpesh herë i kanë publikuar ilegalisht këngë (demo), çka sjell jo vetëm probleme në krijimtari, por dhe në planifikimin e një projekti. Kjo gjë është aq problematike për këngëtaren sa bëri që albumi Diamonds & Dancefloors të shtyhej disa muaj për publikim, pasi këngët e tij dolën online kohë para lançimit. Pak ditë më parë Ava ju është drejtuar fansave në lidhje me këtë problem, pasi ka zbuluar më shumë se pesë këngë të sajat (demo) të publikuara ilegalisht online. “…Ju lutem kini respekt për artin tim, që të kem mundësi të vazhdoj të punoj dhe të krijoj e publikoj këngë të cilat i japin kuptim projektit…” ka shkruar ajo. Albumi i ri do të jetë pop dance dhe duket se këtë herë këngëtarja është me e qartë në atë çka do të sërviri muzikalisht dhe më e sigurtë në vetvete se kurrë.
Post a Comment