Alban Skënderaj rikthehet në Itali, por këtë herë më një tjetër “Motiv”.




Pas suksesit të koncertit në Tiranë, këngëtari më datën 14 maj, do të mbaj koncert në Unipol Forum të Milanos për të gjithë komunitetin shqiptar atje. Unipol Forum ka një kapacitet prej 12.800 personash dhe është një prej sallave më të mëdhaja të koncerteve në Itali. Mesa dimë kjo është hera e parë që një këngëtar shqiptar mban një koncert recital të këtyre përmasave në vendin fqinj. Kohët e fundit, përveç festivaleve shqiptare në diasporë, falë mbështetjes së diasporës, këngëtarët tanë kanë filluar të mbajnë dhe koncerte recitale në arenat kryesore europiane si Noizy në Greqi dhe Elvana Gjata në Gjermani. Biletat e koncertit do të jenë në shitje më 18 janar. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.