Butrint Imeri më në fund do publikoj “Lej kto rrena”





“Lej kto rrena” e Butrint Imerit është kthyer në një legjendë tashmë për fansat e tij. Çka filloi si një sekuencë muzikore në një postim në Instagram, u bë shumë shpejt e preferuara e fansave të cilët jo vetëm e bën këtë pjesë të këngës virale, por dhe kërkonin publikimin e saj. Gjithsesi kënga nuk u publikua asnjëherë. Këtë fundvit Butrinti filloi “ti ngacmonte” sërisht duke aluduar se do ta publikonte në muajin dhjetor, por dhe dhjetori iku e kënga nuk doli. E sëëërisht në Macukull të Matit, këngëtari postoi në Instagram një foto me përshkrimin “Gripi shum i ran ama “Lej kto rrena” shumë i fortë”. Që kënga është e fortë kjo u mor vesh, ene që Butrinti u shërua dhe këtë e morëm vesh po datën egzakte të publikimit akoma jo. Por që këtë vit, këtë vit është eshtë e sigurtë…por jo para se të publikoj këngën e re këtë fund janari. lol

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.