Arbëreshë live tek Destil





Teksa hyjmë tek Destil për të ndjekur Arbëreshë në një koncert intim, shikojmë artisten pranë barit duke porositur ujë. E sjellshme në komunikim, e qetë dhe po aq cool në person sa dhe në media, ajo nuk të krijon përshytypjen se pas pak do të ngjitet në skenë për të kënduar. 

E veshur me të zeza, flokët me stil “finger wave”, Arbëreshë është stunnningggg! 


Një ndër emrat e rinj më të preferuar në Albanyac, ajo fillon interpretimin e saj me “Kur bie fyelli e çiftelia” për të vazhduar me këngë të tjera si “Mora rrugën për Janinë”, “Ku ke ti moj Ajshe” etj. Zëri i saj është i mrekullueshëm dhe po aq super live sa dhe në rekord, mos edhe më mirë. Ka një prezencë magjepse dhe tërheq vëmendjen e publikut prezent saqë po na vinte keq me xhiru një video. Dëshira e madhe për të sjell këtë lajm, na shtyu të bëjme një a dy shpejt e shpejt e kjo vërehet nga dhe cilësia e videos që është katrahurë lol por; na besoni çdo gjë ishte fantastike! Paraqitja skenike, vokali, luajtja në instrumenta…thjesht super! Çka vërteton dhe një herë (atë që ne vazhdimisht e përsërisim në Albanyac) se nëse je artist i vërtetë, nuk ke nevoj as për arena gjigande, as për buxhet marramëndës as për drita e lule, për të shpalosur dhe ushtruar talentin tënd. Një interpretim emocional, që do ta mbajmë mend si një prej më të mirëve që kemi pasur rastin të dëgjojmë këto vitet e fundit. Herën tjetër në Tiranë, mos bëni gabim ta humbisni! 



 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.