Jericho live tek Woodoo Rock Pub


Ju duhet të kishit qënë aty! Nonaaaa! Jericho në Woodoo Rock Pub dhanë një show të vërtetë. Siç mund ta shikoni dhe në video ishte një natë super, që s’të duket sikur je në Tiranë. Klishe kjo shprehje dhe urrejmë ta përdorim, por e themi sepse shumë harrojnë që Tirana ka një rock scene dhe ky koncert e vërtetoi më së miri. Muzika rrok sikur ka rënë në heshtje në Shqipe e mungesa e grupeve të reja rrok ndihet dukshëm, por shpresojmë që të jetë kalimtare e 2025 ta ndryshojë këtë.


Jericho janë një grup që nuk kanë nevojë për prezantim apo vlersim, por që treguan dhe një herë pse janë një prej më të mirëve në Shqipe. Fiksim dhe ambienti i pub_it! Fiksim interpretimi e më fiksim të rinjtë që kërcenin. Jo po Tirana, jo po Shqipëria…Rock Lives! Në më shumë koncerte të tilla! 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.