Kënga Magjike fillon pranimet
Festivali Kënga Magjike ka filluar pranimet e këngëve dhe ju keni mundësinë të dorëzoni materialet origjinale për konkurim deri në datën 2-3 qershor. Që ma kanë shkruajtur qershor me të madhe këta si amerikanët e mi lol. Sorry, pak tipsy unë mos ma vini re. Këngët nuk duhen të jenë më të gjata se 3:30 sekonda. Hmmm…ene, duhet të jeni shqiptarë ose të keni nënshtetësinë shqiptare apo të keni jetuar 5 vitet e fundit në Shqipëri. Check, Check, nope! Duhet të jeni 16-70 vjeç (sorry babi ëndrra jote nuk realizohet hahahhaa). Po që kam një këngë unë them ta dorëzoj. I paskan shtuar rregullat këtë vit, kështu që shkoni lexojini vetë se janë nja dy faqe, por mos harroni datat e dorëzimit janë 2-3 qershor dhe keni kohë mjaftueshëm. Çmimi i madh i Këngës Magjike është gati 5000 euro. Hmmm about that. Si pak cheap, no? Siri, sa kushton një producent muzikor në Shqipëri? “Një producent më kërkoi seks…” thotë kjo hahahhahahaha. Epo ja, s’qënka shtrenjtë hahahahhaa! S’ka faj 3am, i kaloi programi. Ja të provojmë ChatGPT. 500 deri në 5000 euro thotë. Po, patjetër andej nga Goni lagjes. Sorry Goni, jo disrespect! Nejse, pl. dërgoni këngët, we love Kënga Magjike, ene duam diçka nice këtë vit.
Post a Comment