Gjon’s Tears në Rolin e Monte Kristos
Pas suksesit të filmit “Konti i Monte Kristos” (2024), sot është bërë e ditur se filmi do të përshtatet dhe në një muzikal nën titullin “Legjenda e Monte Kristos”. Në rolin e Edmond Dantès (Monte Kristo)? Këngëtari i njohur shqiptar Gjon’s Tears. Një prej projekteve muzikor më të mëdhenj të momentit në Francë, është prezantuar sot përgjatë një intervistë me Vanity Fair (filiali francez). Shfaqja e cila ka vite që përgatitet, do të ketë premierën në “Dôme de Paris” në fillim të 2026 dhe më pas do të zhvilloj një turne prej 50 datash. Së shpejti pritet të publikohet dhe kënga e parë nga ky muzikal e cila titullohet “L’Éclat de nous”. Ky nuk është i vetmi lajm i rëndësishëm nga Gjon’s Tears. Në fillim të vitit ai ka nënshkruar dhe një kontratë muzikore me një shtëpi diskografike amerikane, ku dhe po regjistron këngë të reja, ndoshta për albumin e ardhshëm.
Post a Comment