Ronela Hajati dhe Eli Malaj në duet






Didn’t have this on my bingo card or any card! Ronela dhe Eli në duet? Ok, OK! Në datë pesë Ronela Hajati dhe Eli Malaj publikojnë këngën “Dashni e fundit”. Javën që shkoi Ronela fshiu të gjitha postimet e saja në Instagram, duke paralajmëruar një erë të re në karrierën e saj. Ndërkohë që sot, pas lajmit të këtij dueti, ka bërë të ditur se ka në plan shumë projekte muzikore për këtë vit. Një prej këngëtareve më aktive  dhe më të suksesshme në Shqipe përgjatë 2024, Ronela duket se po përgatitet për të njëjtin sukses dhe përgjatë 2025. Në anën tjetër, Eli Malaj, u pozicionua vjet si një prej këngëtareve më të suksesshme në muzikën popullore. Videokënga e saj “Dum Tak” një bashkëpunim me Ratin, ishte e katërta në listën e videokëngëve më të shikuara shqip në YouTube me 45,2 milion klikime. Në këtë aspekt, bashkëpunimi i dy këngëtare të suksesshme në zhanret muzikore përkatëse, merr kuptim, e besojmë se do të jetë frytdhënës. Frytdhënës lol Si t’u shkrujt për lajmet e orës tetë. Ja t’u hëngër kos me fruta ndaj. Ughh hate it! Po mos e ha! Po dietë praaaa! Ene kshu. 

Mendoj që është një prej zgjedhjeve më interesante të këtij viti. Suksese!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.