Eneda Tarifa - Live tek Libraria
Një kuriozitet i vogël: unë dhe Eneda i kemi fillimet tona pak a shumë në të njëjtin festival diku në shekullin e 20-të. Lmao, më duket gallatë kur them që jam nga shekulli i kaluar — si një udhëtim në kohë, ëoot ëoot. Hë mo se kemi qënë pothuajse fëmijë në atë kohë, se jo, nuk jemi aq të vjetër — qetësohuni. Unë isha prezantues, ajo fitoi konkursin e këngës, dhe pjesa tjetër është histori. Ajo është sot një nga këngëtaret më të mira të vendit. Unë? Histori për herë tjetër— jo për juve që ta dini lol. Enedën e kam pasur gjithmonë dëshirë ta shoh live sepse “Me veten” është një nga këngët e mia shqiptare më të preferuara dhe nuk zhgënjeu. Dua me thënë… duh! Ajo këndoi një miks këngësh ndërkombëtare dhe shqiptare, dhe sigurisht edhe disa repertori i saj. Meqë ra fjala, kam vënë re që shumë këngëtarë preferojnë të këndojnë këngë të Gjebreas live dhe kanë sjell disa versione fantastike. Ndërkohë… për vajzën bionde që po këndonte me gjithë shpirt — fiksim! 😄 Më pëlqejnë këto ambiente të vogla (plus pijet i bëjnë shumë të mira), dhe nuk mendoj që njerëzit e vlerësojnë sa duhet faktin që mund të shohin disa nga këngëtarët tanë më të mirë në ambiente kaq “intime”. Por… e di çfarë? Le të mbetet kështu, sepse është perfekt. Mendoj se më shumë artistë duhet të mendojnë të bëjnë koncerte të tilla. Ka diçka magjike në këto lloj performancash — të ndjera, personale dhe pa filtra. E afron artistin me publikun në një mënyrë që skenat e mëdha nuk e bëjnë dot. Dhe në Amerikë artistë të njohur interpretojnë në bare apo salla të vogla. Njihen si “surprise performances”. Yep, edhe Taylor Sëift bën të tilla. Prandaj do dëshironim sa më shumë artistë ti shtoheshin këtyre ambienteve në kryeqytet 🩶
Post a Comment