Niki Zaimi & Band - Live tek Voodoo Rock
Niki Zaimi prej disa vitesh ka filluar të bëj emër në skenën muzikore shqiptare. Ai ka marrë pjesë në festivalin Kënga Magjike, X Factor, AG show e shumë koncerte të ndryshme. Së fundi, interpretoi së bashku me bandën e tij në Voodoo Rock ku provoi dhe një herë se ka lindur për rrok. Midis repertorit të huaj dhe vendas, ne do të veçonim versionin rrok të këngës “Eja” të cilën mendojmë se duhet ta kishin publikuar, qoftë dhe si cover. Duke folur pak në përgjithësi; Përsa i përket krijimtarisë shqip të zhanrit rrok, mendojmë se në krahasim me vitet ’90, këngëtarët e sotëm i qëndrojnë shumë besnik rrokut klasik. Ndoshta po ashtu si grupet shqiptare rrok të viteve ’90, nëse këngëtarët/grupet e sotme rrok do të sillnin një farë kombinimi midis nën-rrymave të momentit dhe klasikut, do mund të krijonin një hapsirë më të madhe për rrokun në tregun vendas. Duam të themi, talentet egzistojnë, venytë egzistojnë, kërkesa egziston, thjesht ka pa nevojë për një krijimtari më bashkohore, më të momentit. Niki është padyshim një prej emrave që mund të sjell këtë ndryshim. Live ishte super dhe një natë që ja vlen të përsëritet. Kënga e tij më e re titullohet “Oh…! Sa nevojë kam për ty NËNË” dhe mund ta dëgjoni në të gjitha platmormat muzikore online.
Post a Comment