13 vjetë më parë Unikkatil mbajti koncert në Kosovë



13 vjetë më parë, më 15 korrik të 2012, reperi i njohur Unikkatil mbajti koncertin e parë në Kosovë. Ky koncert vazhdon të mbahet si një prej koncerteve recital më legjendarë në Shqipe. Jo vetëm që ishte hera e parë që një artist shqiptar dhe një artist i diasporës shqiptare, mbushte një stadium me bileta të blera, por e bëri këtë pa mbështetje instuticionale e pa promovime ekstravagante. Fillimisht i planifikuar për në një sallë më të vogël, kërkesa e madhe për reperin i shtyu organizatorët të zhvendosnin koncertin në stadium. i cili rezultoi sold-out, me një pjesmarrje prej 25.000 vetësh. Pa videoklipe trendi, pa intervista, pa skandale, Unikkatil tregoi mbi një dekadë më parë, se artistët shqiptarë kanë fuqi shitëse, nëse krijimtaria muzikore dhe biznesi muzikor janë të nivelit të duhur. Në këtë koncert Unikkatil ishte i shoqëruar nga TBA dhe Gjira. 


Powered by Blogger.