E “ardhmja” është AI.
Kjo videokëngë që po shikoni e dëgjoni është e realizuar tërësisht me AI. Të tilla mund të gjeni sa të doni në YouTube, por ne postuam këtë, sepse realizuesi i saj – ndryshe nga shumë të tjerë – e ka specifikuar qartë që është e gjitha e krijuar nga AI. Ndërkohë, shumë videokëngë të postuara me emra këngëtarësh shqiptarë inekzistentë, prezantohen si reale.
Më në fund edhe tregu muzikor shqiptar po “preket” nga AI – por a është gati?
Sigurisht që jo!
Problemi më i madh do të lindë me festivalet, pasi versionet audio janë pothuajse të paidentifikueshme. Me një kërkesë të thjeshtë, versione si ChatGPT të japin një tekst perfekt; ato si FLOW, një video natyrale; apo Mureka, një këngë të plotë – dhe voilà! Një shtëpi diskografike në themelim e sipër!
E pranueshme apo jo, kjo hyrje e AI në tregun muzikor shqiptar, përtej etikës profesionale, krijon një problem real edhe për të punësuarit në këtë industri. Sigurisht, brezi më i vjetër apo ai aktual do përpiqet t’i rezistojë kësaj teknologjie, por brezi i ri? Vështirë të flitet për rezistencë.
Dhe pastaj, kush e kupton më nëse tekstin e ka bërë një autor apo AI?
Ja një shembull:
“Ti je zjarr n’këtë mesnatë,
n’buzët e tua kam me ra,
frymën ma ndal, trupin ma ngjall,
n’dritë hëne, le të digjem flakë.”
Dhe fol pastaj...
Përsa i përket anës vizuale, tashmë artistë të njohur si 2TON, Dafina Zeqiri, Elai, Lore, Devqa, Mak Zogaj etj., kanë përdorur AI në videoklipet e tyre, duke parashikuar një valë edhe më të madhe përdorimesh në vitin e ardhshëm.
Prezenca e AI në tregun muzikor shqiptar nuk është më një çështje e së ardhmes, por një realitet i së tashmes.
Nuk është më një pyetje nëse duhet lejuar apo jo, por më tepër një nevojë për ta mbajtur nën kontroll dhe për ta sistemuar, përpara se të “çakordojë” tregun dhe të krijojë konfuzion te publiku.
Me shaka shpesh thuhet në Shqipëri se “të gjithë janë bërë këngëtarë”.
Prisni… se s’keni parë gjë akoma!
14 vjeç e me tastierë… Beethoven-at po vijnë!
PS. Vallaj çmim të tretë minimumi e kish marrë në festival kjo kënga. Imagjino!

Post a Comment