Arsi Bako - Live tek Tunel.

 



Javën që shkoi ishim te Tuneli për të ndjekur Arsi Bako live.Së bashku me miqtë e saj Greta Radovani, Vitmar Basha, Kristi Ndrio, Theo Napoloni, Ergys Turku, Klodi Rexhepaj dhe Denis Hima, sollën një natë magjike me titullin “Bring Back The ‘90s”.Hit pas hiti, na çuan pas në kohë për të na kujtuar se sa cilësore dhe kulminante ka qenë muzika e viteve ‘90 – një periudhë që vështirë të përsëritet. Nga power ballads te alternative rock, Arsi performoi çdo këngë në mënyrë fantastike, me energji dhe ndjeshmëri, duke marrë vazhdimisht aprovimin e publikut.Një natë super cool – dhe po, edhe pse e përsëris shpesh – Në Tiranë you can always have a good time! Është bërë pak “duhet me dit’ ku, qysh e tek”, por gjithmonë ka diçka cool gjatë javës.Emo e them se ngelet duke u ankuar lol. Nuk ka koncerte, nuk ka live, jo biletat shtrenjtë…gjithmonë një arsye për t’u justifikuar e nuk di… për të nënvlersuar gjithçka pa asnjë lloj arsye.E kjo natë ishte vërtet mbresëlënëse.Sidomos fundi, kur të gjithë duke kënduar “Bitter Sweet Symphony” të The Verve, u ngjitën në podium. LOVES IT! 

Sa për Arsin… ajo ka riaprovimin tonë si një prej emrave të ardhshëm të muzikës shqiptare.


Powered by Blogger.