Mian Twins - influenceret e njohura shqiptare
Aisha dhe Azra, siç njihen nga ndjekësit e tyre – binjaket Mian – janë dy vajza me origjinë shqiptare (nga nëna) dhe pakistaneze, të cilat së bashku numërojnë mbi 10 milion ndjekës në rrjetet sociale. Ato gjetën sukses në moshën 13 vjeçare me kanalin e tyre në YouTube, duke arritur të krijojnë mbi 375,000 ndjekës, por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me suksesin që do t’i priste në platformën TikTok, ku tashmë kanë afro 7 milion ndjekës dhe video me mbi 80 milion shikime.
Pavarësisht se jetojnë në Los Angeles, ato kanë lindur dhe janë rritur në New York, ku kanë studiuar edhe për modë, përpara se t’i përkushtoheshin tërësisht rrjeteve sociale. Kanë marrë pjesë në programe reality TV, kanë podcastin e tyre, janë ftuar në evente të rëndësishme si Festivali i Filmit në Kanë, dhe për to kanë shkruar edhe publikime të njohura si Cosmopolitan.
Post a Comment