A po riformulon ChatGPT gjuhën shqipe?




Kam vënë re që njerëzit i japin më shumë vlerë ChatGPT-së sesa duhet. Ok, është i mrekullueshëm dhe të ndihmon për shumë gjëra, por nga i vijnë këto ide? Sigurisht nga informacionet dhe të dhënat me të cilat është “ushqyer” – nga njerëzit.

Në një farë mënyre, ChatGPT është pak a shumë një formë superiore e Google Search, por më e saktë dhe më seleksionuese… edhe me pagesë lol.
E kur ChatGPT nuk ka një përgjigje — siç ndodh shpesh me informacionet shqiptare, të cilat kanë një mungesë të theksuar — e krijon atë. Kjo gjë vihet re më së miri në përgjigjet shqip, të cilat duken qartë që janë përshtatur nga anglishtja.

P.sh. në anglisht thuhet Smart Choice, por në shqip ne nuk përdorim “Zgjidhje e zgjuar”. Ne themi “zgjidhje e duhur”, “e bukur”, “e goditur”, “e saktë”.
Në një rast tjetër ofroi fjalën bashkëndarë, e cila nuk ekziston në shqip. Të paktën kur u pyet për këtë, ChatGPT shpjegon se fjala nuk është shumë e përdorur në shqipen e përditshme, por është e formuar drejt nga pikëpamja gjuhësore. Pastaj vazhdon të shpjegojë sesi e formoi, duke e përfunduar me “…përkthen shumë mirë idenë angleze të fjalës SHARED.”

HA! Dhe përpara se të thoni “eh po tani ç’lidhje ka”, lidhja është që një kompani e njohur në Shqipëri tashmë ka në moton e saj “ZGJEDHJE E ZGJUAR”, e gazetarë, televizionesh, politikanë etj., kanë filluar të shkruajnë “BASHKËNDARË”.
Çka do të thotë se edhe sikur ta harrojmë shqipen për një moment, oj nona, copa e injorantëve thjesht duke copy-paste e përkthyer nga anglishtja në shqip, duke bërë gjithçka me ChatGPT dhe pastaj, PASTAJ duan punonjës të kualifikuar me 17 universitete. NONA! MARRE! Hahahaha!

Ja kaq mjafton me i analizu këta. Po të paktën futini një të shikuar se çfarë tjetër do bëni 9 me 3. Nejse, problemi kryesor këtu qëndron se përveç ndikimit të gjuhëve të huaja, të cilat e kanë bërë shqipen lëmsh, tani kemi dhe ChatGPT, ndikimi i të cilit është akoma më madhor, sepse merret si i saktë dhe i padiskutueshëm. Thjeshtësisht desha ta bashkëndaja këtë informacion me juve lol.

Do na mërziet ChatGPT do më fusi ndonjë bllok lol Kena Grok më, na plasi lol. 

Powered by Blogger.