Kinemaja e të ardhmes
Quhet “Shared reality” dhe mund të jetë mënyra sesi do t’i shohim filmat në kinema në të ardhmen. Ky shërbim tashmë ka filluar të ofrohet në Sh.B.A, por kryesisht për filma të njohur. Një eksperiencë magjike, ku spektatori jo vetëm shikon filmin por edhe e përjeton atë sikur të ishte pjesë e tij. Një shërbim i ngjashëm është ofruar edhe me filmat 3D që prej viteve ’80, por “Shared reality” është një eksperiencë shumë, shumë herë më e avancuar.
Ana negative është që për momentin biletat për këto shfaqje fillojnë nga 100$ e sipër, por me përshtatjen dhe avancimin e teknologjisë, suksesi i këtij shërbimi kinematografik dhe kriza që ka pushtuar kinematë, ka shumë mundësi ta bëjë më popullore dhe më të përballueshme për gjithë publikun.
P.S. “Shared reality” nuk ka një fjalë apo kuptim të caktuar në shqip, por ideja është ajo e një grupi njerëzish të cilët ndajnë një eksperiencë të vërtetë së bashku.

Post a Comment