Eleni Foureira sjell “Hybrid”




Eleni Foureira, më datë 24 tetor, publikon albumin e saj të ri “Hybrid”. Albumi përmban 13 këngë dhe aktualisht prezantohet në treg me singlën “Alleluia”, e cila debutoi direkt në vendin e parë të Top 20 iTunes në Greqi.

Albumi, i cili sipas këngëtares është më i miri që ka publikuar deri më sot, përmban edhe dy bashkëpunime me Daphne Lawrence dhe Beyond. Ajo që vihet re veç, është emri i “Arcade” në 5 këngë të albumit “Hybrid”, çka na bën të shpresojmë për një album pop-dance të mrekullueshëm. Dhe duke gjykuar nga singlatt e fundit… as që diskutohet.
Powered by Blogger.