Shqiptarët sundojnë Top 20 grek
Siç kemi shkruar edhe më parë, artistët shqiptarë vazhdojnë të dominojnë tregun muzikor grek. Në listën zyrtare të 20 këngëve më të dëgjuara në Greqi, tre artistë shqiptarë pozicionohen në 10-shen më të mirë: Noizy në vendin e tretë, Toquel në vendin e pestë dhe Eleni Foureira në vendin e dhjetë.
Përveçse në hitparadën zyrtare, të tre artistët e përmendur gjenden në majë të klasifikimeve të ndryshme greke. Noizy me “Nero” është në vendin e parë në YouTube Greqi, Toquel me “Prezi” kryeson Top 20 grek në Spotify, ndërsa Eleni kryeson Top 20 iTunes me këngën “Alleluia”.

Post a Comment