Dafina Zeqiri me një koncert Supernova
Dafina Zeqiri ka bërë të ditur sot se në muajin dhjetor do të mbajë një koncert recital në Prishtinë. Koncerti “Supernova” do të mbahet më 25 dhjetor në sallën 1 Tetori dhe është i pari i këtij lloji nga këngëtarja. Ajo do të shoqërohet nga orkestra filarmonike, përgjatë performancave, që besojmë do të jenë një përmbledhje e hiteve më të mira të këngëtares. Dafina e ka titulluar këtë koncert “Supernova”, që është gjithashtu edhe titulli i një prej këngëve hit të këngëtares, nga fillimet e karrierës së saj.
Në lajme të tjera, kënga e re e Dafinës “Ku shkove natën?” publikohet të enjten.

Post a Comment