Ana Golja në Bunny-Man





Aktorja me origjinë shqiptare Ana Golja, e njohur për publikun me rolin e Zoë Rivas në serialin “Degrassi: Next Class”, është duke xhiruar filmin e ri “Bunny-Man”. Gjatë vitit 2025, Ana është shfaqur në dy filma, “Stolen Girl” dhe “Off the Grid”, por 2026 duket se do të jetë një vit edhe më i suksesshëm për të.

“Bunny-Man”, një bashkëpunim italo-amerikan, mendohet të jetë një blockbuster i vërtetë, me një trupë aktorësh si James Franco, Giancarlo Giannini, Michelle Morrone etj., dhe producentin Andrea Iervolino (Ferrari).

Përveç këtij projekti, Ana ka përfunduar xhirimet për serialin “Face Candy” dhe filmin dramatik “Sidd”, gjithashtu të planifikuar për vitin 2026.

Powered by Blogger.