Tchako – Dhe një çast avec toi
Ne kemi kohë që e ndjekim Tchako dhe mendojmë se është një prej artistëve më interesantë dhe më të talentuar shqiptarë. Ai debutoi në tregun muzikor në vitin 2019 me këngën “Alive”, e cila u pasua nga “Wild”, “Be with You”, “Enigma” etj. Pas një pushimi të shkurtër, Tchako u rikthye në vitin 2025 me “Dans les silences” dhe së fundmi ka publikuar “Dhe një çast avec toi”.
Teksa në fillimet e tij kantautori anonte më tepër drejt muzikës EDM, kompozimet e fundit përkufizohen më shumë si French Pop, nën kategorinë e “dark romanticism”.
E veçanta e “Dhe një çast avec toi” qëndron jo vetëm te kompozimi dhe interpretimi, por edhe te mënyra se si Tchako kombinon shqipen me frëngjishten për t’i bërë të tingëllojnë si një e vetme.
Tchako ka publikuar dy EP: “Enigma” në 2019 dhe “Les abysses de mon cœur” në 2021.

Post a Comment