DIAFA (Distinctive International Arab Festivals Awards) është një ceremoni prestigjioze vjetore që mbahet në Dubai dhe nderon personalitete të shquara arabe dhe ndërkombëtare për arritjet e tyre në muzikë, film, kulturë, biznes, punë humanitare dhe më shumë. Këtë vit, në listën e të nderuarve, të cilët përzgjidhen nga një komitet i përbërë nga profesionistë të mediave të botës arabe, u vlerësua dhe këngëtari Butrint Imeri. E krijuar në vitin 2017, disa prej figurave të njohura botërore të vlerësuara nga DIAFA përfshijnë emra të tillë si Dimash Qudaibergen, Ibrahim Çelikkol etj.Përzgjedhja e Imerit vjen pas suksesit të vazhdueshëm muzikor në vendet arabe. Këtë vit, “Luj”, bashkëpunimi i tij me Dystinct, arriti të klasifikohej në vendin e pestë të Arabic Top 20.
Post a Comment