Shkodra Elektronike – “Fosforon”
Shkodra Elektronike ka vendosur të festojë një vjetorin e suksesit të tyre në Festivalin e Këngës me një single të ri. Dyshja ka bërë të ditur se kënga e re me titull “Fosforon” do të publikohet më datën 19 dhjetor. Nuk dihet nëse kjo këngë është pjesë e një albumi të ardhshëm, diçka e pritshme pas publikimit të EP-së “Shndrit!” në maj të këtij viti.

Post a Comment