Yll Limani me një album të ri



Rrjetet sociale të Ylli Limanit janë zaptuar prej ditësh nga ngjyra lejla, për të paralajmëruar lançimin e një projekti të ri muzikor. Ngjyra e mbretërve, lejla, përdoret për të nënkuptuar ekskluzivitet, mister, elegancë, një kapitull të ri, e diçka me cilësi të lartë. Pick your fighter lol

Dhe, këtë javë një kapitull i ri ka filluar për këngëtarin. Yll Limani publikon më 4 dhjetor këngën “Era”, e cila është kënga e parë nga albumi i tij i dytë në studio. Ende nuk ka një titull të konfirmuar për albumin i cili pritet më 18 dhjetor. Gërmat “TSN” shfaqen në postimet dhe veshjet e fundit të Yllit, duke bërë të mendohet se albumi i ri do të mbaj këtë titull. Albumi mësojmë që nuk do të ketë bashkëpunime dhe përmban rreth 12–13 këngë.
Powered by Blogger.