Jimilian në programin “Spillet”

 



Këngëtari Jimilian (Ismaili) do të jetë pjesë e sezonit të ri të programit televiziv “Spillet”. “Spillet” (Loja) është një prej programeve reality show më të ndjekur në Danimarkë, një version i programit popullor amerikan “The Traitors”.

Në këtë program, 13 konkurrentë të famshëm jetojnë së bashku duke u bërë pjesë e një loje psikologjike të tipit “kë të besoj e kë të tradhtoj”, duke u testuar se sa mund të rrezikojnë për të fituar dhe mbajtur pushtetin e krijuar, në mënyrë që të fitojnë të gjithë lojën.

Jimilian njihet për publikun shqiptar falë hiteve të tilla si “O ma bebe”, “Dashnia”, “Ike ti” etj. “Spillet” pati premierën më 1 janar në kanalin danez TV2 Echo.





Powered by Blogger.