Rita Ora me album, turne, filma dhe dokumentar në 2026
Tashmë është zyrtare. Rita Ora ndodhet në studio për të përfunduar albumin e saj të ri. Albumi i katërt i këngëtares flitet se titullohet “Headrush” dhe, përveç “All Natural”, janë zbuluar edhe dy tituj të tjerë: “Only Got a Taste” dhe “Voilà”. Rita ka bërë të ditur se albumi do të shoqërohet me një turne, si dhe ka zbuluar se ka mbi tetë vite materiale vizive, të cilat dëshiron t’i publikojë në formën e një dokumentari. Duket se do të jetë një vit i ngarkuar për Orën, e cila gjithashtu do të shfaqet në gjashtë projekte kinematografike përgjatë vitit 2026.

Post a Comment