Det i thellë blu

 

Det i thellë blu

Si do ta përshkruaja unë këtë pjesë teatrale… Po ja që thoni ju, ishte për bukuri: tjetra e martuar me gjyqtar, nuk i mungonte gjë, por e vrau e mira, siç i thonë, e shkoi, u lidh me një ish-pilot papunë. Çfarë thoni ju, piloti djal i ri, normale, sa gjeti punë e la shëndenë, e kjo na u stresua dhe donte të vriste veten. Hidhu, moj, hidhu! Nuk e vrau veten, jo, ishte nga këto dramatike motra, e prapë nuk mbeti pa gjë. E shpëtoi, demek, komshiu.

Pastaj mund ta përshkruaja edhe si një luftë midis pritshmërive, rendit shoqëror me dëshirat, pasionet personale dhe realitetin ekzistues, por s’më duket dhe aq e drejtë. Personalisht mendoj që është një histori tipike e personave, jeta reale e të cilëve është e ndryshme nga jeta që dëshirojnë apo mendojnë se duhet të jetojnë, dhe në një moment të caktuar, kur takojnë personin e caktuar… gjithçka arrin kulmin edhe… le voila. Depresia!

Pjesa ishte realizuar bukur, pak e stërzgjatur, por bukur. Na pëlqeu shumë hapja dhe mbyllja në vaskë, që përshkruanin më së miri “vështrimin pas” në ngjarjen e treguar. Skenografia ishte interesante, por amon atë kolltukun jeshil, në çdo shfaqje do e nxjerrin lol. Teknologiaaa! Interpretimet pastaj, si gjithmonë aktorët tanë janë super. Trupa këtu ishte A+++. Sinqerisht, në Shqipëri kemi aktorë shumë të mirë (ka ndonjë tek-tuk me hatër, por në përgjithësi të gjithë fantastik.)

Tani, sikur të bëjnë dhe ndonjë gjë për këta që i përgjigjen telefonit në mes të pjesës teatrale, që dmth… po pse vjen o vlla? Ose shko, dil në skenë të shohim edhe ty.

Nejse, loved it.



Det i thellë blu
Autor: Terence Rattigan
Regjizore: Rovena Lule Kuka
Në role: Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Anila Bisha, Donald Shehu, Neritan Liçaj, Florian Agalliu, Niada Saliasi

Powered by Blogger.