Ylli i teatrit - Mario Banushi

 




Mario Banushi është një regjisor dhe performues nga Shqipëria i cili jeton dhe punon në Greqi. Vitet e fundit ai është vlerësuar si një prej emrave të rinj më të mirë të teatrit kontemporan. Në muajin janar ai u prezantua me shfaqjen “Mami” në festivalin teatror “Under the Radar” në Nju Jork, ku morën pjesë mbi 30 shfaqje teatrale nga mbarë bota. Ky prezantim i “Mami” në Amerikë, vjen pas suksesit në “Avignon Festival” të Francës vitin e shkuar. Kjo është shfaqja e katërt që Banushi vë në skenë dhe e para në Amerikë. Pjesët teatrale të Banushit marrin frymëzimin nga fëmijëria e tij në Shqipëri dhe janë të mbushura me referenca nga vendlindja. Prezantimi i tij i parë artistik ishte “Pranvera” (film me metrazh të shkurtër) me të cilin u përfaqësua në TIFF (Tirana International Film Festival) më 2021. Në janar të këtij viti, Banushi është vlerësuar me Luanin e Argjendtë në Venice Biennale Teatro, një prej çmimeve më prestigjioze në botë.

Powered by Blogger.