Kërkohet Luana Vjollca
Dyshja Olsi Bylyku dhe Nik Xhelilaj
rikthehen në ekranin e kinemasë me “Policë për jetë” (sekuel i të suksesshmit
“Policë për kokë”). Këtë herë janë në kërkim të Lunës, personazhit të
interpretuar nga Luana Vjollca, e cila vjen si një femme fatale që jo
vetëm është seksi, por di edhe të godasë mjaft mirë.
Kjo është, me sa mbajmë mend, hera e parë
që shikojmë një aktore në një rol aksion dhe, të paktën nga reklama, duket se
Luana i është përshtatur shumë mirë rolit. Filmi, me regji të Aldo Markut,
pritet të dalë në ekranet e kinemasë së shpejti.

Post a Comment