Ku mbeti rroku?
Që në fillim të viteve ’90, muzika rrok
ka qenë zhanri më i preferuar në tregun muzikor shqiptar. Grupet dhe këngëtarët
e parë më të njohur në Shqipëri i përkisnin pikërisht këtij zhanri. Paralelisht
me tregun botëror, fillimet e viteve 2000 do të popullarizonin në Shqipëri rrokun
alternativ, ku grupe si Gjurmët, Asgjë Sikur Dielli, Jericho, Blla
Blla Blla, Gillespie, Burn, End, Sansara, PinkMetal, Retrovizorja, Grupi
Lynx, Eho, The Freelancers, Bojken Lako, e shumë e shumë të
tjerë, ringjallën një treg që dukej sikur po humbiste.
Në vitin 2026? Muzika rrok është në
krizë. Më së shumti mbahet nga emrat e njohur të skenës, por talentet e reja i
mungojnë qartazi. Niki Zimi dhe banda e tij, Hawolf, Nomad, The
Milk Snatchers, Rool etj., bëjnë një punë të mirë e kanë këngë të
bukura, por skena në përgjithësi është shumë e vakët.
Personalisht mendoj se jo vetëm në Shqipe,
por edhe në botë, ndoshta “perëndimi” i rrokut qëndron te fakti që e marrin
shumë seriozisht gjithçka, dhe kjo mund të “dhembi” pak me u thënë… por përtojnë
shumë. Artistët rrok kanë promovimin më të dobët nga çdo zhanër tjetër. Janë më
pak të pranueshëm në klikën e tyre dhe disi më paragjykues. Atë që duhet të
jetë muzikë, e kthejnë në një stil jetese 24/7. I tillë ishte dhe repi derisa
“kuptoi” që duhej të dilte jashtë kornizave dhe u bë muzika më e dëgjuar në
botë.
Post a Comment