Valdrin Sahiti - Dizajneri i yjeve

 


 

Valdrin Sahiti, tashmë me plot gojë mund të thuhet se është dizajneri i yjeve botërore. Nga Beyoncé tek JLO, Mariah Carey e shumë të tjera, fustanet e tij po shfaqen përherë e më shpesh në tapetet e kuq të eventeve më të rëndësishme si Grammy, Golden Globe, Cannes, NFL Honors, Sundance, Vanity Fair Party, etj. E të gjitha këto prezantime kanë arritur kulmin në janar, ku fustani i Sahitit u vesh nga Nikki Glaser, prezantuesja e Golden Globe, për fushatën publicitare dhe posterin e këtij çmimi. Për këdo që i përket fushës së modës, e di shumë mirë sesa i rëndësishëm është ky moment, i cili përfundimisht e vendos Sahitin në rangun e stilistëve më të njohur në botë. 


Powered by Blogger.