Art Abazi sjell EP-në e parë
Art Abazi ka kohë që paralajmëron muzikë
të re e mesa duket momenti ka ardhur. Bëhet fjalë për një EP në të cilën
përfshihen tre këngë: “Andrra jem”, “Të humba” dhe kënga e tretë
është një bashkëpunim me MC Kresha. Ky projekt shënon EP-në e parë të
Artit. Këngëtari i ka munguar tregut që prej vitit 2024, kur solli në treg
videokëngën “Pa gjumë”, të cilën mund ta dëgjoni në të gjitha platformat
online.
P.S. Kur të dalë EP-ja, mundësisht
postoni edhe “Asnjo si ti” në Spotify. Ok, falemners.

Post a Comment