Kara DioGuardi - Një prej kompozitoreve më të mira në botë

 





Kara DioGuardi është një kompozitore amerikane me origjinë italo-shqiptare, e njohur për punën e saj në mbi 150 albume të statusit platinum. Fituese e 21 çmimeve BMI, Songwriter Icon Award, 11 nominime Grammy etj., Kara njihet për bashkëpunimet me disa prej artistëve më të njohur në botë si Celine Dion, Christina Aguilera, Britney Spears, Kelly Clarkson, Pink, Gwen Stefani, Kylie Minogue, Miley Cyrus, Demi Lovato etj. Ajo u bë e njohur për publikun amerikan si një prej gjyqtarëve në panelin e American Idol (2009, 2010), e momentalisht është drejtuesja dhe themeluesja e Arthouse Entertainment/Records e cila ka publikuar hite për artistë si Bruno Mars, Rihanna apo Eminem. Herën tjetër kur të dëgjoni “Ain’t No Other Man” nga Aguilera apo “Spinning Around” nga Minogue… mbani mend që janë këngët e DioGuardit.


Powered by Blogger.