Policë për jetë – Përshtypje
Policë për Jetë ribashkon Xhinon dhe
Maksimilianin, këtë herë në misionin për të gjetur një orë e cila i vidhet
kryeprokurorit të Shqipërisë gjatë një mbrëmjeje. Vija e filmit është e thjeshtë
dhe nuk do shumë për t’u kuptuar se çfarë drejtimi do të marrë filmi, por
skenari i mirë dhe trupa e aktorëve nuk e lënë që të bëhet monoton.
Unë për Luanën shkova dhe nuk më
zhgënjeu. Nuk di pse njerëzit kanë qejf t’i kundërvihen për çdo gjë, por në
këtë film si e para aktore “action star” në Shqipe, bën një punë shumë të mirë.
Normale që në çdo skenë Luana shfaqet seksi, dmth… ky është brendi i saj, por
funksionon. Dhe kur bën si e fortë, nuk është e ekzagjeruar, por tipike e
vajzave shqiptare. Skenat me aksion dhe kërcimet e flirtimet me Nikun janë
gjithashtu të realizuara shumë mirë. Ore, se nuk po flasim për filma Oskar, po
flasim për një komedi dëfryese e në këtë aspekt është një prodhim shumë i mirë
dhe komercialisht i barabartë me prodhimet e tregut ndërkombëtar.
Filmi ka shumë batuta dhe aksion, e në sallë u prit mjaft mirë.
Desha me përmend këtu; fiksim ai boti në pyll me këpucë Louboutin. Dmth loooooot!
Ahhh dhe ajo skena me Rexhepin lol.
U duk shumë personale hahahhahaa LOT!

Post a Comment