Nomad - Live tek Agimi



Ky koncerti ishte nice. Pavarësisht disa problemeve teknike, dhanë një shfaqje shumë të mirë. Nomad janë një prej të vetmeve banda metalcore/rap metal në Shqipëri. Ata kanë publikuar një album vitin e kaluar, “Sëmurë”, nga i cili dhe kënduan disa këngë bashkë me atë që s'lihet kurrë mangët në asnjë koncert në Shqipëri, “Killing in the Name” lol. Pse janë kaq të fiksuar shqiptarët pas kësaj kënge? E kam qejf, thjesht… gjithsesi. I vetmi problem që kam me interpretuesit shqiptarë në përgjithësi është se janë shumë të turpshëm në skenë (stage-shy). Vishen siç duhet, këndojnë siç duhet, por nga ana e performancës ndjej sikur rezervohen shumë. Ore, unë do kisha thyer ndonjë gjë lol. Flisni me publikun, shpjegoni ndonjë këngë ose dy, humbni kontrollin, ku ta di unë. Çdo koncert shqiptar ku kam qenë, janë shumë të përmbajtur, si në siklet (self-conscious). Është mëse ok "të luash mendsh". Është mëse ok që ndonjëherë zëri ose instrumentet të mos dëgjohen perfekt, kjo është bukuria e muzikës live. Këto këngë mund t'i dëgjoj edhe në shtëpi; live unë vij për spektaklin, kështu që na jepni spektakël! Ndoshta nuk dukej nga pamja e fytyrës sime, por më pëlqyen. I vlerësoj shumë këta djem dhe shpresoj të arrijnë suksesin që meritojnë.




Powered by Blogger.