Stanaj në programin kinez “Singer”
Stanaj ka marrë pjesë në programin e
njohur kinez “Singer”, në të cilin konkurojnë këngëtarë të afirmuar kinezë dhe
të huaj. Performanca e tyre votohet çdo episod nga një audiencë prej 500
personash dhe këngëtari me pikët më të ulëta eliminohet për t'u zëvendësuar me
një tjetër konkurues. Në episodin e parë, Stanaj u klasifikua në vendin e
pestë, duke fituar të drejtën për t'u rikthyer në episodin e dytë, i cili
mbahet nesër në Mango TV. Mbi 50 milionë njerëz e ndoqën live episodin e parë
të këtij programi, duke e bërë emisionin më të ndjekur të javës në Kinë.
Post a Comment