Meshkujt sundojnë në vitin 2026.

 



Ky vit duket se do të jetë viti i meshkujve. Që prej fillimit të vitit, asnjë këngëtare nuk ka arritur të pozicionohet në vendin e parë të klasifikimit javor të videokëngës më të shikuar në YouTube në Shqipëri. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në klasifikimin e këngëtarëve më të shikuar në këtë platformë. Teksa artistë si Olsi Bylyku kanë arritur të grumbullojnë edhe mbi 35 milionë shikime ("Lule mali"), pothuajse asnjë videokëngë e këngëtareve këtë vit nuk ka arritur të kalojë shifrën prej 10 milionësh.


Powered by Blogger.