Sa podkaste ka Shqipëria?

 


Viti 2026 numëron rreth 200 podkaste aktive në tregun shqiptar, shumica e tyre me tema sociale, kulturore dhe politike. Nga këto, vetëm 90 arrijnë të publikojnë në mënyrë të vazhdueshme, duke pasur vështirësi të gjejnë një audiencë besnike, por edhe për shkak të mungesës së tematikave, të ftuarve dhe interesit. Në Kosovë ky numër shkon deri në 150, ndërsa në total në mbarë botën ka rreth 1043 podkaste në gjuhën shqipe. Disa prej podkasteve më popullore janë Buchi, Inspire, TAR, Sbunker, Zëri i Kulturës, Elefanti në Dhomë, Besi & Andi etj. Pavarësisht se në vitin 2026 është vënë re një rritje në krijimin e podkasteve të reja, përtej rrjeteve sociale ku shërbejnë më tepër si programe “televizive”, ky lloj formati ka shënuar ulje të shikueshmërisë, çka tregon për një të ardhme jo të sigurt në tregun shqiptar.

Powered by Blogger.