Nuk do fitojë Moza?
Që prej fillimit të “Ferma”-s është bërë mëse evidente që Mimoza Ahmeti është e preferuara e publikut dhe arsyeja kryesore e suksesit të këtij programi këtë vit. Megjithatë, fansat e saj janë shqetësuar pas disa bisedave në programin “Living Day” të Vizion Plus, ku dy të ftuar kanë dhënë idenë se shkrimtarja e njohur ka mundësi të mos fitojë. Në mbi 700 komentet e këtij postimi (të gjitha pro Mozës), fansat po aludojnë se ky është fillimi i një “propagande” për të përgatitur humbjen e Mozës dhe fitoren e një konkurrenti tjetër.

Post a Comment