Cili është TV më i shikuar në Shqipëri?




Teksa të gjithë pretendojnë të jenë më të shikuarit, në Shqipëri ende nuk ka statistika që provojnë se cili program apo kanal televiziv është më i ndjekuri. Televizionet vetë flasin për shikueshmërinë, por asnjëherë nuk i bëjnë publike statistikat.Ideja e vetme për shikueshmërinë e kanaleve televizive mund të krijohet falë statistikave të publikuara nga platforma YouTube, ku të gjitha televizionet shqiptare prej vitesh publikojnë programet e tyre. Sipas këtyre të dhënave, ja cilat janë 5 televizionet shqiptare më të ndjekura në këtë platformë, së bashku me numrin përkatës të shikimeve dhe abonentëve:

Top Channel Albania: 8,6 miliardë shikime, 3,28 milionë abonentë.

RTV Klan: 4,5 miliardë shikime, 2,25 milionë abonentë.

Vizion Plus TV: 1,7 miliardë shikime, 972 mijë abonentë.

Euronews Albania: 1,18 miliardë shikime, 468 mijë abonentë.

Report TV: 1,15 miliardë shikime, 655 mijë abonentë.

 

Powered by Blogger.