Videot më të shikuara të kanaleve shqiptare

 


Po bisedoja me dikë, duke shprehur mungesën e programeve muzikore në televizionet tona, krahasuar me vite më parë, dhe m'u përgjigj se publiku nuk ka interes, por kërkon më shumë tema sociale dhe politike. Patjetër. Këta i kanë studimet e veta të bëra pas orës 3 të mëngjesit, nuk argumenton dot. Ironikisht, videot më të shikuara në kanalet zyrtare të televizioneve shqiptare në YouTube janë të gjitha video muzikore. LOOOOOL! Se njerëzit flasin politikë, nuk do të thotë që shikojnë politikë. Nejse, muhabet tjetër ai. Ajo çka mua më tmerron është që tek ne akoma mendohet me politikë e jo me art. Dy herë nejse. E vërteta është se arti kërkon të krijosh, të provosh veten, kërkon talent. Politika të kërkon me bë lloqe, e këta për lloqe... nona! Se për art... As nuk mund të thuash që kanë mbetur me mentalitetin e viteve '90, sepse në vitet '90 kishte programe sa të doje. Po mua më pëlqen kur vërtetoj se kam të drejtë, ndaj dhe ky postim. Dhe një "kam të drejtë" tjetër: ju kam thënë që muzika popullore sundon tregun muzikor shqiptar. Në këtë renditje Top 5, tre janë këngë popullore dhe dy pop. Duke cituar Mimoza Ahmetin: "Që ju jeni amatorë, kjo është diçka që duket." Lol. Eh, diçka e tillë... se tani i fusin në ChatGPT edhe i ndryshojnë... looooot.



RTV Klan:

Gjyste Vulaj - Kolazh tek “Zemër Luana”

22 milion.

top channel:

luiz ejlli - me ty

18 milion.


Vizion Plus:

juliana pasha dhe ervis behari në finalen e “Këngë moj”

15,8 milion.


rtsh:

alban ramosaj dhe gjergj leka “theje” në “fik60”

15,4 milion.


rtv klan:

merita halili “doli goca n’penxhere” tek “këngët e shekullit”

12,5 milion.








Powered by Blogger.