Don Xhoni debuton në vendin e 9-të të Spotify Global
Don Xhoni ka arritur një moment historik
në karrierën e tij duke u bërë (me aq sa është e regjistruar) i pari artist
shqiptar i cili arrin të debutojë në "Spotify Top Albums Global Debut Top
10" (dhjetë albumet debutuese më të mira të javës në nivel global). Albumi
i tij i ri, “100%”, këtë javë debutoi në vendin e nëntë të këtij klasifikimi.
Falë hiteve të mëparshme, por dhe hiteve të reja që gjenden në këtë album, si
"Obsession" dhe "100%", ky album ka arritur të sigurojë mbi
25 milionë dëgjime në platformën e Spotify.
Post a Comment