Përpara gjithkujt tjetër... ishte Izet Curi




Izet Curi është një prej figurave më të mëdha të modës shqiptare. I lindur në Kosovë, ai është një dizenjues dhe stilist që ka punuar gjatë një prej periudhave më të suksesshme të modës franceze (vitet '70–'80) për Hermès, Thierry Mugler, Azzedine Alaïa, Jean Paul Gaultier, Chanel etj.
Talenti dhe kontributi i tij në koleksionin e Alaïa përmenden edhe në biografinë "Alaïa avant Alaïa". Pas tre dekadash në Paris, ai u rikthye në vendlindje, ku hapi Design Factory në Kosovë dhe më pas International Fashion Institute "Izet Curi" në Maqedoninë e Veriut, ku vazhdon të japë leksione dhe të edukojë breza të rinj.
Powered by Blogger.