Elsa Lila publikon "Mirë se erdhe në Rebibbia" në youtube



Librin "Mirë se erdhe në Rebibbia" të Elsa Lilës tani mund ta gjeni dhe në versionin audio në YouTube. ky botim vjen para publikut në versionin audio-vizual, i lexuar dhe i interpretuar nga vetë autorja. Kapitujt e tij publikohen rregullisht në kanalin zyrtar të Elsa Lilës në YouTube. Rrëfimi trajton përjetimet e saj personale në itali përgjatë viti 2022. Çdo episod përmban tekstin e lexuar nga autorja, të shoqëruar me muzikë dhe elemente vizuale dokumentuese. Projekti është realizuar nën kujdesin teknik të Renis Gjokës dhe shtëpisë produksionale Papadhimitri Production. Ky format u mundëson ndjekësve akses të drejtpërdrejtë dhe falas në historinë e saj pa ndërmjetësimin e botimeve klasike. 

Powered by Blogger.