Oda Haliti krijon label-in “Ode to All”
Oda Haliti, një nga producentet dhe DJ-të më të njohura të skenës elektronike, ka lançuar zyrtarisht shtëpinë e saj diskografike, të emërtuar “Ode to All”, një projekt që funksionon si platformë ndërkombëtare, duke lidhur rrjetet muzikore të Prishtinës, Tiranës dhe Lionit. Lançimi i këtij label-i u realizua në kuadër të Bienales së 18-të të Artit Bashkëkohor në Lion, nën kurimin e Catherine Nichols, ku procesi i ngritjes së shtëpisë diskografike u prezantua si një instalacion arti.
Krijimi i label-it vjen në një moment të rëndësishëm për Halitin, e cila është pjesë e programit të Bienales, ndërsa kënga e saj “Lali” është përzgjedhur për vijën muzikore dhe reklamën zyrtare të saj. Muzika e Odës është përdorur gjithashtu në kuadër të identitetit muzikor të eventit, përfshirë remix-in “Black Hawk” ft. Mechanic Slave.
Publikimi i parë i label-it është planifikuar në format vinyl më 24 tetor 2026, datë që do të shoqërohet edhe me një performancë në Lyon.

Post a Comment