Bejta - "Daors" EP

EP-ja e re e artistit karizmatik Bejta, e titulluar "DAORS", shënon një kthesë të rëndësishme dhe mjaft personale në karrierën e tij. Lansimi i këtij mini-albumi me 4 këngë përkoi me hyrjen e tij si banori i parë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Përmes këtij projekti, autori i hitit viral "Lule" ka vendosur të prezantohet para publikut me emrin e tij të vërtetë Daors, duke thyer barrierat mes artistit dhe personales. Në "Daors", Bejta ka marrë përsipër të gjithë procesin krijues, duke shkruar tekstet, vijat melodike dhe duke u kujdesur vetë për produksionin e audios. Nga ky EP janë publikuar tre këngë të reja, si "Goce e Re", "1980" me Geskon (kënga jonë e preferuar nga ky EP) dhe ""Çka me bo". Kënga e katërt "Dera" do të publikohet në një moment të dytë.

Post a Comment