Header Ads

Irva Stefa sjell Dubstep në Shqipëri - video


Motra e vogël e Rovena Stefës,sapo ka shënuar javën që shkoi debutimin e saj të parë solo në publik. Kënga "Tregom" është shoqëruar dhe me një videoklip të lezetshëm të realizuar nga "Urban Graphics". Ajo çka e bën interesante këtë këngë është futja e elementëve DubStep, që është një "e parë" për skenën dance-pop shqiptare, pavarsisht se në Europë, Dubstep tashmë po gëzon popullaritet. Përsa i përket këngës, neve po na pëlqen. Një këngë e këndshme dance e cila do të kishte qënë perfekte sikur të kishte pasur fillimin pak më ndryshe (jo ritmin,por strofkën). Videoja është cool dhe na pëlqen që nuk është e mbushur me egzagjerimet e panevojshme që i hasim në videot e muzikës dance të kohëve të fundit. Problemi i vetëm? Irva dhe motra e saj Rovena, ngjasojnë shumë si në zë ashtu edhe pamje, e shpesh herë ngatërrojnë publikun. Teksa muzikisht, duket se Irva po i distancohet Rovenës, do të ishte mirë që të pësonte dhe një ndryshim total në look, në mënyrë që një apo dy vjet më pas Irva...të eci vetëm. Ps. Pamja me flokët e kuqe e kaçurrela, fiksim! Shiko videon ketu



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.