Header Ads

Ju prezantojmë - Adhurim Deari


Duket se kohët e fundit, talentet e reja në muzikë, po preferojnë më së tepërmi të sjellin në skenë rrymën pop-rrok. Në përgjithësi, disa prej talenteve më të mira të viteve të fundit në muzikë i përkasin kësaj rryme. Ndoshta,sepse kombinimi është i pavdekshëm dhe pranohet nga një publik më i gjërë, por dhe sepse këngëtarët e kësaj rryme janë më të shumtët që këndojnë live dhe vlersohen si në publik po ashtu dhe nga kritikët. Pas suksesit të Alban Skënderaj,Vedat Ademi,Besës,XXL Band,Shpat Deda etj, një tjetër artist po tenton suksesin e tyre. Ai quhet Adhurim Deari dhe prezantohet përpara publikut me këngën "Të kërkoj në ëndërr". Me një look pop-rrok të viteve '80, dhe një zë të lehtë, Adhurimi lehtësisht veçohet nga prurjet e reja në muzikë, me një këngë që po të ketë promovimin e duhur mund që shumë mirë të shndërrohet në hit. Në përgjithësi është një prezantim i thjeshtë, me ritme të thjeshta pa efekte speciale te lodhura që na vrasin veshët në çdo këngë që dëgjojmë së fundmi e ndoshta kjo është dhe arsyeja përse ne na pëlqeu e shpresojmë që më tepër të dëgjojmë prej tij në të ardhmen.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.